‘Populli t‘bon e populli t‘rrzon’, Tayna sot kujton suksesin që e bëri...

‘Populli t‘bon e populli t‘rrzon’, Tayna sot kujton suksesin që e bëri të njohur një vit më parë

446
0

Reperja e njohur Tayna është një nga artistet më të pëlqyera kohët e fundit. Në një kohë shumë të shkurtër ajo u kthye në këngëtaren e preferuar të publikut dhe tashmë po shijon suksesin e saj. Këtë famë këngëtarja e mori nga kënga e saj ‘ Columbiana’ një bashkëpunim më Don Phenom. Nëpërmjet një postimi në Instagram, Tayna ka kujtuar se si sot një vit më parë u publikua bashkëpunimi që i doli kaq shumë sukses si dhe ka falenderuar të gjithë fansat e saj për suportin që i kanë dhënë gjatë këtij viti.

 

‘Sot 1 vjet është publikuar “Columbiana” ku nisi gjithcka. Ka qënë një vit plot suksese e sfida edhe një fillim i ri në jetën time. Populli t‘bon e populli t‘rrzon, kështu që faleminderit shumë të gjithëve juve që më keni sjellë deri këtu ku jam e që ju kanë pëlqyer këngët e mia edhe për dashnin e madhe që ma jepni akoma’ ka shkruar ndër të tjera reperja.