Policia zbarkon në “Santa Quaranta”, sekuestrohet hoteli i “Eskobarit”

Policia zbarkon në “Santa Quaranta”, sekuestrohet hoteli i “Eskobarit”

449
0

Një ditë pasi Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e prokurorisë për masën e sekuestros preventive për pronat e Klement Balilit dhe të afërmve të tij, është vendosur shiriti në pronën e vëllait të Balilit, hotelin e njohur në Sarandë, “Santa Quaranta”. Mëngjesin e sotëm efektivë të policisë, dhe njerëz të Prokurorisë kanë qënë në ambientet e hotelit ku dhe po bëhet kontrolli dhe inventari i nevojshëm i pasurisë. Sipas ligjit antimafia, nën hetim pasuror vendosen edhe të afërmit e të dyshuarit Balili. Klement Balili ka më shumë se një vit në kërkim. Ai akuzohet për trafik ndërkombëtar droge dhe krijim të organizatave kriminale. Balili i mbiquajtur “magjistari” u shpall në kërkim ndërkombëtar pas një hetimi të përbashkët të disa shteteve europiane.