Policia rrethon godinen e bashkise Devoll

Policia rrethon godinen e bashkise Devoll

385
0

Në bashkinë e Devollit vijojnë tensionet, ndërkohë që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm në gatishmëri në korridoret e bashkisë ndodhen edhe forca të FNSH-së.

Nga ana tjetër, edhe jashtë ambienteve të bashkisë ndodhen efektivët e policisë vendore, teksa një pjesë e administratës së ish-kryetarit dhe militantë të PD-së janë grumbulluar duke kërkuar largimin e policisë.

Kryetari i ri i bashkisë së Devollit, Eduard Duro, i cili ka shkuar në zyrë në orën 06:30, i shoqëruar nga forca policie, iu bëri thirrje punonjësve që të futen në ambientet e institucionit për të vijuar punën.

Ai tha për mediat se policinë e kishte thirrur që të ishte në gatishmëri, pasi ish-kryetari kishte njoftuar se do të kishte grumbullim para bashkisë.

Ish n/ kryetari i bashkisë Ylli Taho u shpreh se policia duhet të largohet që të futen në institucion, pasi nuk mund të punojnë me terror mbi kokë. “Ne kemi ardhur në orën 08:00 të fillojmë punën, por bashkia na është uzurpuar nga policia. Jemi shokuar pse janë gjithë këta policë këtu. Nuk mund të hyjmë brenda me terror, me policë mbi kokë. Si në kohën e Enver Hoxhës që cdo gjë ishte në komandën e policisë…. Në do të hyjmë kur të largohet policia nga institucioni”.-u shpreh Ylli Taho.