Aktualitet

Policia operacion masiv në Sarandë, liron plazhet publike, procedohen 3 biznesmenë (VIDEO)

By vizional

August 02, 2019

Policia e Shtetit ka zhvilluar një operacion masiv në Sarandë për lirimin e plazheve publike nga zbatuesit.

 

Mësohet se janë proceduar penalisht 3 pronarë biznesesh dhe janë liruar 4000 metër katrorë plazh.

 

Janë proceduar shtetasit me iniciale  P. I., F. P. dhe B. M., banues në Ksamil, pasi ushtronin aktivitet në kundërshtim me ligjin dhe kishin zaptuar hapësirat publike në interes të tyre.

 

Gjatë ditës së sotme, si rezultat i operacionit janë hequr nga Policia rreth 960 shezlongë, çadra e tavolina, duke iu kthyer hapësira e plazhit pushuesve.

 

Sarandë/ Njoftimi i policise:

 

Policia e Shtetit vijon zbatimin e detyrave të përcaktuara në planin e posaçëm të masave, për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore.

 

Finalizohet operacioni “Plazh i lirë”, zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Departamentin e Policisë Kriminale dhe Komisariati i Policisë Sarandë, me mbështetjen e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë Fier, në bashkëpunim edhe me Bashkinë Sarandë.

 

Policia e Shtetit liron dhe vë në dispozicion të pushuesve rreth 4000 m2 plazh, pronë publike, e zaptuar në mënyrë të kundërligjshme nga disa shtetas.

 

Policia ka proceduar penalisht 3 pronarë subjektesh, të cilët ushtronin aktivitet në kundërshtim me ligjin dhe kishin zaptuar hapësirat publike në interes të tyre.

 

Gjatë ditës së sotme, si rezultat i operacionit janë hequr nga Policia rreth 960 shezlongë, çadra e tavolina, duke iu kthyer hapësira e plazhit pushuesve.

 

Në vijim, Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar pranë Komisariatit të Policisë Sarandë, kanë proceduar penalisht 3 pronarë subjektesh në Ksamil dhe konkretisht:

 

 

 

 

Operacioni do të vijojë në gjithë zonën bregdetare, për të kthyer në dispozicion të qytetarëve, çdo hapësirë publike, të zënë në mënyrë të kundërligjshme, me qëllim fitimin.

 

Materialet do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme