Policia nis hetimet ndaj Palokës: Përdori solucion kimik ndaj Ramës

Policia nis hetimet ndaj Palokës: Përdori solucion kimik ndaj Ramës

423
0

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka përjashtuar me 10 ditë nga punimet e Kuvendit, deputetin demokrat Edi Paloka. Ky i fundit gjatë punimeve të seancës së sotme, i hodhi kryeministrit Rama me anë të një shiringe, bojë. Lidhur mbi këtë ngjarje ka reaguar edhe Garda e Republikës dhe Policia e Shtetit që kanë informuar se kanë nisur hetimet ndaj Palokës, Në një deklaratë të përbashkët për mediat, në komunikatë thuhet se “Paloka sulmoi me sulmoi me solucion kimik kryeministrin Edi Rama”. Sipas Gardës dhe Policisë: “Solucioni kimik ishte i parapërgatitur. Për këtë rast kemi nisur hetimet për agresionin e kryer”.