Policia merr masat për nesër: 1200 efektivë të SHQIPONJAVE e FNSH në...

Policia merr masat për nesër: 1200 efektivë të SHQIPONJAVE e FNSH në terren, gati edhe garda

453
0

Policia e Shtetit po merr masa të forta për protestën e nesërme të opozitës. Kështu mësohet se rreth 1200 forca të Shqiponjave e FNSH do të jenë në gatishmëri, që prej orëve të para të mëngjesit. Gjithashtu do të angazhohen edhe punonjësit e gardës pranë Parlamentit në rast të ndonjë skenari rrethimi, sikurse flitet deri tani. Burime nga policia bëjnë me dije se do përdoret sërish gazi lotsjellës nëse do të ketë akte dhune. Pak a shumë, thanë burimet, do të përdoret e njëjta skemë mbrojtjeje si ajo e 16 shkurtit para Kryeministrisë.