Protestat në Britaninë e Madhe nuk kanë fund dhe ditët e fundit mijëra aktivistë janë në protestë në rrugët e Anglisë duke kërkuar ligje të reja për mbrojtjen e ambjentit. Më shumë se 1 mijë policë janë në rrugët e Anglisë për të ruajtur qetësinë dhe punojnë ditë e natë. Ajo që ka tërhequr vëmendjen natën e mbrëmshme janë policët vendas që në rruget e Oksfordit janë filmuar duke kërcyer me aktivistët. Me siguri që dhe policët janë shumë të lodhur dhe kanë dëshirë ta shijojnë momentin. Madje shumë aktivistë i kanë ofruar birra të cilat ata i kanë refuzuar. Videoja është bërë virale në internet dhe ka marrë mijëra shikime.