Policia i bllokon 33 vjeçarit në Rinas 84000 dollarë dhe 3500 euro...

Policia i bllokon 33 vjeçarit në Rinas 84000 dollarë dhe 3500 euro të padeklaruara

480
0

Policia Kufitare godet një tjetër rast të mosdeklarimit të shumave monetare në kufi, duke bllokuar  në Rinas 84000 dollarë dhe një sasi prej 3500 euro. Ndërkohë është proceduar penalisht në gjendje të lirë poseduesi i parave,  shtetasi A.D 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mos deklarim në kufi i të hollave ose sendeve me vlerë”. “Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas  gjatë përpunimit të pasagjerëve të linjës ajrore me intinerar “Tiranë – Stamboll – Shangai- Kinë”, përzgjodhi për kontroll, pasi kishte kaluar zonën e kontrollit doganor  shtetasin A.D., ku  gjatë kontrollit ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi prej 84000 $ USD Amerikan dhe një sasi prej 3500 Euro, shumë të cilën ky shtetas nuk e kishte deklaruar në zyrën doganore në mënyrë vullnetare”. Materialet ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme .