Aktualitet

Policia e Shtetit në zi/ Ndahet nga jeta një nga punonjësit më të vjetër, hetoi krimin në shumë qytete (EMRI)

By vizionc

September 09, 2019

Drejtoria vendore e Policise Vlorë ka ndarë ditën e sotme një lajm të hidhur.

Fatmir Myrtaj, një nga punonjësit më të vjetër të Policisë së Shtetit është ndarë nga jeta në moshën 61 vjecare.

Sipas Drejtorisë së Vlorës, Myrtaj ka një karrierë të gjerë sherbimesh në hetimin e Krimeve në policinë e Lezhës, Beratit, Fierit dhe Vlorës.

Njoftimi i plotë:

Lajmerim! Drejtoria vendore e Policise Vlore njofton lajmin e hidhur te ndarjes nga jeta te nje prej punonjesve me te vjeter te Policise se Shtetit.

Fatmir Myrtaj, lindur ne Mallakaster dhe banues ne Vlore.

Me nje karriere te gjere sherbimesh ne hetimin e Krimeve ne policine e Lezhes, Beratit, Fierit dhe Vlores.

Fatmir Myrtaj u nda nga jeta ne moshen 61 vjecare.

Lajmerohen te gjithe miqte dhe dashamires te tij se varrimi do te behet sot ne date 09.09.2019, ora 12.00 Vlore.