Lajme

Pogradec, roli i UTSH në promovimin e turizmit, nderohet edhe bashkëpunimi me Next TV (VIDEO)

By vizional

January 14, 2019

NJE VLERESIM I VECANTE SHKON PER UNIONIN TURISTIK SHQIPTAR ,

Që prej vitit 2005, vit kur zhvilloi edhe aktivitetin e vet të parë, të titulluar Welcome to Albania, Unioni Turistik Shqiptar ka ruajtur traditën e mirë të promovimit të turizmit, dhe të debatimit dhe koordinimit të ideve dhe politikave të zhvillimit të këtij sektori të rëndësishëm të ekonomisë. Njëkohësisht, Unioni Turistik Shqiptar, përmes konferencave vjetore që organizon, ka shërbyer edhe si partner me të gjithë institucionet publike dhe jopublike, në zbatimin e projekteve të ndryshme për nxitjen e turizmit. Në takimin e zhvilluar dy ditë më parë në Pogradec, operatorë të ndryshëm turistikë nga i gjithë vendi diskutuan problemet që ky sektor i ekonomisë ka dhe për ndërhyrjet e nevojshme për tejkalimin e tyre. Njëkohësisht, vetë takimi, me praninë edhe të operatorëve turistikë, tërhoqi vëmendjen e Bashkisë së Pogradecit, e cila e pa këtë event si një mundësi për të nxitur edhe më tej bashkëpunimin mes biznesit turistik dhe institucioneve vendore. Nxitjen e mëtejshme të bashkëpunimit e theksoi edhe kryetari i Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa, i cili nënvizoi edhe rëndësinë e sektorit të turizmit në gjithë ekonominë e vendit. Si çdo vit, për të vënë në dukje arritjet dhe eksperiencat më të mira, në këtë takim, Unioni Turistik Shqiptar ndau edhe disa certifikata mirënjohje. Mes tyre ishte edhe vlerësimi për Next Television, një media e re televizive, e cila, ndonëse sapo ka nisur aktivitetin e vet, i ka dhënë vëmendje të veçantë promovimit të vlerave të turizmit shqiptar.