Pogradec, kishte shkuar për të marrë ushqime, vdes nga i ftohti 53-vjeçari

Pogradec, kishte shkuar për të marrë ushqime, vdes nga i ftohti 53-vjeçari

394
0

 

Një tjetër viktimë është shënuar nga i ftohti në Pogradec. Mësohet se një person ka humbur jetën në fshatin Selcë e Sipërme. Viktima është Ajet Zikollari 53-vjeç. Sipas banorëve të zonës, Zikollari kishte shkuar për të marrë ushqime për familjen me një gomar në Proptisht, por nuk ishte kthyer. Familjarët dhe të afërmit e tij nisën kërkimet, pasi 53-vjeçari nuk ishte kthyer prej dy ditësh. Pasditen e djeshme ai është gjetur i ngrirë në dëborë.