Poezia për Gent Cakajn i kushton vendin e punës drejtorit të Ministrisë...

Poezia për Gent Cakajn i kushton vendin e punës drejtorit të Ministrisë së Financave

427
0

Gazetari Ylli Dylgjeri, i cili prej vitesh punonte si Drejtor në Ministrinë e Financave është shkarkuar nga detyra. Mësohet se motivacioni për këtë vendim nuk lidhet me asnjë bazë ligjore dhe as me detyrën e tij në administratë, por me qëndrimet e Ylli Dylgjerit në rrjetet sociale. Dylgjeri pretendon se është shkarkuar për shkak të talljeve të tij në Facebook me ministrin e deleguar, Gent Cakaj. “Shkak u bë vjersha për Gent Cakën. Motivacioni: Bën humor në Facebook. As për humor, Rama nuk mban tek Cakajn. Poezinë e bëra gjatë kohës kur isha me leje të zakonshme që të mos harxhoja kohën e orarit zyrtar. Rama të lë pa bukë edhe pa Facebook. Megjithatë, do vijoj të bëj humor me miqtë e mi”, është shprehur Dylgjeri.

 

Vargjet e poezisë nga Dylgjeri për Gent Cakajn:

 

Vargje nga Samiti i Diasporës 2019

Atje ku lind Dielli,

Atje ku të pjell edhe gjeli,

Atje ku të shpëton kaka,

Atje reciton Gent Caka…