Europa jug-lindore, ku bën pjesë dhe vendi ynë, këtë fundqershori do të përjetojë temperatura ekstremisht të larta si pasojë e ajrit të nxehtë saharian. Pra, duke nisur nga dita e sotme deri ditën e shtunë vendi ynë do të mbetet i ndikuar nga vala e të nxehtit. Temperaturat në zonat malore do të luhaten nga 33 deri në 37 gardë në qytetin e Kukësit. Të nxehtin e jashtëzakonshëm do ta përjetojnë më tepër zonat e ulëta dhe jugu i vendit, ku pritet të regjistrohen nivele nga 36 deri në 40 gradë Celsius. Dita e diel dhe fillimi i javës tjetër do të sjellin tërheqjen totale të masave ajrore të nxehta. Pra, afrimi i masave ajrore më të freskëta veriore do të sjellë reshje të pakta shiu në zonat dhe rënie të ndjeshme të temperaturave me 10 gradë Celisus.
Po vjen shiu! Ja deri kur do të zgjasë i nxehti
