Aktualitet

Po vjen kënga e re nga Soni Malaj

By vizional

October 22, 2017

Këngëtarja Soni Malaj ashtu si shumë artistë të tjerë ka paralajmëruar projektin e ri. Ajo u shfaq në një studio muzikore në të cilën tregoi se po përgatit këngën e re. Duke mos dhënë shumë detaje rreth këngës, se çfarë zhanri do jetë, a do të jetë e shoqëruar me videoklip, e të tjera; Soni vetëm njoftoi se kënga do të publikohet shumë shpejt. Kujtojmë që “Loca” është kënga e fundit nga Soni, të cilën e publikoi në muajin qershor dhe u prit mirë nga publiku, ndërsa tani presim të shohim se çfarë ka përgatitur këtë herë.