Aktualitet

“Po të them, mos hy te kjo fushë”, Andi Bejtja përplaset keq me Baton Haxhiun

By vizional

May 20, 2020

Analistët Andi Bejtja dhe Baton Haxhiu patën një përplasje të fortë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion”, ndërsa po diskutonin për shembjen e Teatrit. Bejtja i mëshoi fort faktit se Teatri është një trashëgimi kulturore. Ndaj i kërkoi Haxhiut që të mos bënte debat mbi Teatrin dhe mbi të gjitha as të mos e çonte ndërmend të ishte pjesë e grupit pro prishjes së godinës.

Sipas tij, çështja e Teatrit është shumë e rëndësishme për të si një qytetar i Tiranës, dhe në mënyrë figurative iu drejtua Haxhiut duke i thënë se “për këtë edhe të vras”.

Andi Bejtja: Kjo është e qartë fare se është trashëgimi kulturore që duhet ruajtur. A ka Teatër aty brenda, a s’ka Teatër aty, a lozin aty, kjo për mua nuk ka shumë rëndësi.

Baton Haxhiu: Kjo është temë tjetër çfarë po thua ti.

Andi Bejtja: Për mua ka shumë rëndësi, dhe po të them mos hy te kjo fushë.

Baton Haxhiu: Pse?

Andi Bejtja: Sepse kemi mendim ndryshe, dhe unë të vlerësoj si qytetar dhe mos bëj gabim të mendosh si këta që mendojnë të jesh pro shembjes së Teatrit.

Baton Haxhiu: Çfarë gabimi bëra?

Andi Bejtja: Mos e bëj këtë gabim, sepse… Kjo për mua si qytetar i Tiranës ka shumë rëndësi, pasi unë për këtë edhe të vras, ta them në mënyrë figurative.

Blendi Fevziu: Bejtja thuaje edhe njëherë?

Andi Bejtja: Në mënyrë figurative. Kjo për mua ka shumë rëndësi, kështu që mos hy tek kjo fushë.