“Po të isha e virgjër, do ishin më të gëzuar”, Einxhel Shkira...

“Po të isha e virgjër, do ishin më të gëzuar”, Einxhel Shkira tregon mesazhet negative që merr çdo ditë në rrjete sociale

428
0

Einxhel Shkira është një nga moderatoret më të dashura për publikun dhe njihet për karakterin e sa të veçantë.

 

Pavarësisht fjalëve të njerëzve dhe komenteve negative, Einxhel ka vendosur të jetojë dhe të vazhdojë ashtu si ajo dëshiron.

 

 

Moderatorja në një intervistë për “Shqipëria live”, ka treguar se nuk ka ditë që nuk merr komente negative.

 

“Nuk e mbaj mend që kur nuk jam sharë. Është një faturë e njerëzve që kanë vendosur që të jenë të drejtpërdrejtë. Po të isha e virgjër, besoj se do të ishin shumë të gëzuar njerëzit”, tha Einxhel.

 

Ajo ka treguar se kur merr komente negative i poston ato në rrjetet sociale, dhe ka raste që më shkruajnë dhe më kërkojnë falje.

 

“Marr dhe mesazhin e postoj në rrjetet e mia sociale që ndjekësit e mi ta bullizojnë. Më pas ata vendosen në pozitën time. Më kërkojnë edhe falje”, tregoi ajo.