“Po shkatërrohesha nga nervat” Zhaku flet për divorcin e bujshëm nga bashkëshorti...

“Po shkatërrohesha nga nervat” Zhaku flet për divorcin e bujshëm nga bashkëshorti gjerman

302
0

Pas një mungese të gjatë në ekranet shqiptare, Inida Gjata, ose siç e njohim të gjithë Zhaku, një nga personazhet më kontraverse të showbiz-it shqiptar, është rikthyer me një intervistë për Bieta Sulon ku ka folur për herë të parë për ndarjen nga bashkëshorti.

 

Sipas Zhakut, marrëdhënia e tyre u bë mjaft toksike dhe nisur nga gjendja e saj emocionale, ajo mori vendimin për t’u ndarë.

 

“U bë paksa toksike marrëdhënia. Më e bukura është ama që ashtu më dukej mua atëherë. Të dyve na dukej ashtu, sepse ishte një lloj konsensusi që e arritëm bashkë. Por kur je bashkë edhe zihesh, filloi të ketë një lloj krisje. Për të mos shkatërruar nervat, edhe unë po kaloja një gjendje depresive, nuk po ndihesha e realizuar nga ana artistike, kisha hequr dorë nga shfaqet në teatër

 

“Ajo ndarja na bëri shumë mirë, për të kuptuar dhe për të gjetur ekuilibrin, për të studiuar veten. Kisha nevojë për të parë se ku arrija unë vetë. Kisha nevojë të shikoja veten time pa Kristianin”, –  përfundoi ajo.