“Po punojmë me infermierë që sapo kanë dalë nga bankat e shkollës”/...

“Po punojmë me infermierë që sapo kanë dalë nga bankat e shkollës”/ Mjeku bën thirrje për testet e shpejta: Për një çerek ore…

172
0

Gjatë takimit online me presidentin Ilir Meta, mjeku Arjan Harxhi theksoi se duhen hapur sa më parë spitalet rajonale ndërsa shtoi se “në kohë pandemie po punohet me infermierë që sapo kanë dalë nga bankat e shkollës”, edhe pse është nevoja për një standard më të kualifikuar.

Mjeku kërkoi gjithashtu organizim të strukturave spitalore dhe institucioneve për përballimin e pandemisë.

 

“Doja të thoja që rekomandimet e OBSH-së dhe CDC-së e vënë theksin te testet. Testet e shpejta të antigenit duhet të jenë pjesë e protokolleve. Atje ku shërben mjeku i familjes apo në një spital rajonal të ketë në dispozicion këto teste që diagnostikojnë brenda një çerek ore. Janë më të larta se PCR-ja, shkojnë deri në 98 për qind. Janë me kosto të ulët dhe duhet të jenë pjesë e diagnozës dhe testimit. Pa dalë edhe nga fusha ime, do thoja që kjo situatë duhet të mbështet në strategji dhe plane operacionale. Është një gjë që nuk e shpikim ne por e thotë OBSH. Çdo situatë duhet të ketë plane operacionale. E gjithë strategjia e ministrisë duhet të përkthehet në plane operacionale”, tha Harxhi.

 

“Ne nuk mund të krijojmë sot mjek të rinj, por duhet të ulemi dhe të rialokojmë. Po punojmë me infermierë që sapo kanë dalë nga bankat e shkollës”, shtoi mjeku i njohur.