Aktualitet

Po peshkonin me dinamit, dy të plagosur në Sarandë

By vizional

May 18, 2019

Ishin duke peshkuar me lëndë plisse plagosen dy peshkatarë amatorë në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së premtes në kanalin e Çukës, në vendin ku disa ditë me parë humbi jetën 55-vjecari nga Çuka, Arben Shaqiri.

 

Ilirjan Llanaj, 46 vjeç nga Saranda dhe Mantho Gunella, 59 vjec nga Çuka peshkonin me leëndë plasëse për rrjedhojë u plagosën dhe u transportuan në spitalin e Sarandës për ndihmën mjekësore.

 

 

 

Për shkak të plagëve të marra bluzat e bardha të Sarandës e nisën 46-vjeçarin Ilirjan Llanaj për mjekim të specializuar drejt Tiranës, ndërkohë që 59-vjeçari Mantho Gunella pas mjekimit është larguar nga spitali.