Aktualitet

“Po përsëritet historia që nga Mesjeta, me shtriga, vampira, xhinde!’, Artan Fuga pro vaksinës anti-covid: Pa të do kisha vdekur nja njëqind herë

By vizional

October 19, 2020

Akademiku Artan Fuga është rreshtuar pro atyre qytetarëve që mbështesin vaksinën anti-covid. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Fuga theksoi se pa vaksinën e difteritit, të lisë, të tetanozit, të meningjitit, kundra malarjes, etj., do të kishte vdekur nja njëqind herë.

 

“E kuptoni o njerëz? Tjetër punë sa e mirë dhe efikase do të jetë vaksina! Kjo ha debat dhe do të jetë një proces!”, shkruan Fuga.

 

MESAZHI I FUGËS

Cfarë na ka gjetur. Po përsëritet historia që nga Mesjeta, me shtriga, vampira, xhinde!

Tani e kanë kapur me vaksinën! Vaksina bëhet që të na ndryshojë genomin, grupin e gjakut, të na bëjë lolo, të bindur, që besojmë cdo gjë, për të na sunduar më mirë!

Me vdek gazit!

Më shumë sesa jemi të bindur, naivë, frikacakë, të nënshtruar, të manipulueshëm, askush nuk do që të jemi më shumë.

Njeriu është tashmë i tillë. Ka qenë dhe është bërë më shumë.

Nuk ka nevojë për vaksinë për këtë!

 

Dhe dashkan ATA të rrethohen me njerëz me genom të ndryshuar, t’i kenë vartës, puntorë, të martohen me ta, të bëjnë fëmijë

hahahaha

Të fuqishmit sot bëjnë cfarë duan me qytetarët masivë, nuk kanë nevojë për vaksina kanë shkolla, media, filma, reklama, hahaha, u dashka vaksina për të na bërë ne budallenj!

Mos e bëni, unë mezi e pres dhe do ta bëj!

Pa vaksinën e difteritit, të lisë, të tetanozit, të meningjitit, kundra malarjes, etj., do të kisha vdekur nja njëqind herë!

E kuptoni o njerëz? Tjetër punë sa e mirë dhe efikase do të jetë vaksina! Kjo ha debat dhe do të jetë një proces!

Po ne në gjumë jemi! Për pesë lekë ka shumë prej nesh që bëjnë çfarë t’u thuash!

Ne as për të votuar nuk dimë, nuk shkojmë, nuk informohemi, nuk kundërshtojmë, pse duhet vaksinë tjetër?

Ne na rrejnë me premtime elektorale absurde! – Duhet vaksinë për këtë!

Cfarë narcizimi, sikur jemi të përkryer dhe na u dashka një vaksinë prej miliarda eurosh që Qenan K. të mos jetë ai që është!

Qenan K. është somnabul mo!