Aktualitet

‘Po përdorni rrugën si pistë për të “fluturuar’/ Policia 5 orë monitorim, s’fal shkelësit. Heq 21 patenta dhe prangos dy shoferë, ç’ndodhi gjatë natës në Tiranë

By vizional

September 05, 2020

TIRANË– Policia Rrugore ka kryer kontrolle me radarë gjatë natës në rrugët interurbane dhe urbane, duke nisur që nga ora 20:00 deri në 01:00 të mëngjesit të sotëm. Gjatë vetëm 5 orëve patrullim janë ndëshkuar me heqje patente 21 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi gati dyfish mbi kufirin e lejuar.

 

Nga verifikimi rezultoi se 4 prej tyre ishin debitor me mbi 5 masa administrative të pashlyera, ndërsa një automjet rezultoi i pasiguruar dhe certifikuar teknikisht. Ndërsa në pranga të Policisë ranë dy persona, të cilët drejtonin mjetin në gjendje të dehur. Madje një prej tyre, i identifikuar si R. K., 42 vjeç nga Tirana, kundërshtoi edhe Policinë në bërjen e testit.