Debate mbi listat zgjedhore dhe sistemin zgjedhor ka ngjallur kohët e fundit shumë diskutime edhe në rrjetet sociale.
Ajo që vihet re janë deklaratat politike mes kundërshtarëve politik të cilët edhe pse bëjnë sikur ndajnë qëndrime të ndryshme në publik për sistemin elektoral, sërisht janë bashkë të dakortësuar se sistemi politik nuk mund të ndryshojë, por se ai duhet të jetë monopol i kryetarëve të partive të mëdha politike, të cilat tashmë e kanë kthyer Shqipërinë në partitokraci duke vrarë demokracinë, konkurrencën dhe meritokracinë, e duke u imponuar shqiptarëve përfaqësim parlamentar sharlatan me lista të mbyllura.
Këto lista të mbyllura shembullin më të keq e dëshmuan kur në parlament u ngjitën për të përfaqësuar popullin dhe interesin publik, njerëz që nuk kishin asnjë lidhje me angazhimet serioze në partitë politike dhe më së shumti ishin pa profil politik, akademik apo profesional, duke filluar nga shitëse deqani rrobash, e deri tek parukiere në lagjet e kamzës, apo guzhuniera e deri tek lavazhier makinash që u turrën të bënin karierën që nuk e kishin parë as në ëndërr të ngjiteshin në foltoret e parlamentit , të vishnin kostume të shtrenjta dhe t’i thoshin vetes tani po ia hodha, u bëra deputet. Po te kujtojme me heret ne parlament u ngjiten edhe trafikante droge e femrash ndaj kete here gjeten “me te miret” per te perfaqesuar popullin.
Kjo papërgjegjshmëri e kryetarokratikëve që u duhen profile të tilla në parlament, për të përligjur projektligje që u shërbejnë oligarkisë me këta të fundit ndajnë privilegje si dhurata makina të shtrenjta, vila, zyra, evazione fiskale e deri tek bashkëpronësi kuotash në biznese fitimprurëse, nuk duan as oponencë as argument apo aq më tëpër artikulim për interesa publike, në parlament e komisione parlamentare ndaj u bënë bashkë në marrëveshjen e dashurisë për përfitimet atë të 17 Majit. Kështu ia lehtësuan vjedhjen njëri tjetrit dhe popullit I dhanë të hante barin ndërsa militantëve të hanin gënjështrat sic I kanë ngrënë gjithmonë militantët tek e fundit në 30 vjet “pluralizëm”.
Tre kryetarë partish që ditën sesi t’a ndajnë këtë sistem partitokratik herë duke u zënë e herë duke u dakortësuar edhe këtë herë duan tia hedhin paq, marrëveshjen “dashuria e 17 Majit”, duan t’a noterizojnë të përjetshme.
Madje nëse populli do të flerë gjumë akoma, mos u cudisni kur tju sjellin fëmijët e tyre t’ju qeverisin nesër. Pushteti pronë private!
E tillë ka për të qenë sepse pushteti duhet të jetë i gjithë i sovjetëve, për sovjetët dhe nga sovjetët. Populli bar ka ngrënë dhe do hajë!
Sot gjithë vëmendja mediatike duhet të përqëndrohet vetëm tek ky fakt – cfarë po ndodh me reformën zgjedhore ??
A po na vrasin të ardhmen me sistem zgjedhor klientelist !?
Si duhet të adoptojmë modelin më të mirë të përfaqësimit politik (demos)kraci, pasi vetëm ky model i mirë që duhet të ndodhë SOT, mund ta ndryshojë Shqipërinë NESËR. Përfaqësimin e popullit dhe interesit publik atje në foltoren e shenjtë të fjalës –Parla (ment) duhet ta zgjedhë vetë populli me lista të hapura ku secili të votojë atë më të mirin të shkolluarin, parimorin, idealistin, inovatorin, meritokratin. Vetëm atëherë populli nuk do haj më bar por do të ndryshojnë gjenerata të tëra dhe vendi do të adoptojë mendtalitet të ri.
Nuk do të ketë më trafikantë në parlament, hajdutë të parave publike, mashtrues të thesit të miellit, apo shitëse dyqanesh!
Problemi nuk është populli problem janë kryetarokratikët e partive që ndërtuan sistemin kryetarokratik dhe të tillë duan ta mbajnë me lista të mbyllura mediokrish, që marrin borxhe për të paguar mijra euro për tu bërë deputet tek kryetarët e partive të cilët sa herë ka zgjedhje në Shqipëri bëhen milionera në euro ndërsa popullit I japin përfaqësimin më të ulët publik që të votojë ligjet që duan “ata” ku fitojnë ca miliona euro të tjera!
I gjithe ky teatër zhvillohet në djeni të plotë të ndërkombëtarëve, me konsensusin e tyre vetëm që reforma zgjedhore të bëhet si të bëhet, vec të përfundojë sa më shpejtë në 31 Maj .
Asnjë media nuk flet, asnjë emision televiziv nuk zhvillohet për këtë temë, për ndërgjegjësim publik, a thua nuk e kuptojnë se po vendoset fati i një kombi per te ardhmen per mireqeverisjen, apo janë bërë palë per te ndare milionat te cilat bashkë do ti marrin më vete në varr!! ??
Uroj ti marrin me vete sa më shpejt!!