Po Aurela Gaçe çfarë do të bëjë në “Hell’s Kitchen”

Po Aurela Gaçe çfarë do të bëjë në “Hell’s Kitchen”

534
0

Prej disa ditësh, Instagrami i shef Renato Mekollit është i mbushur me detaje, video dhe informacione që lidhen me nisjen e “Hell’s Kitchen 2”. Deri më tani dimë që formati i suksesshëm do të nisë në tetor dhe do të jetë i përmasave më të mëdha se vitin e kaluar.

Ndërkohë që shumë ndjekës e pyesin Renaton lidhur me detajet e aplikimit, me shumë humor, Aurela Gaçe e ka pyetur nëse kanë nevojë për “speca-listë” dhe përgjigja e Renatos ka qenë e tillë për t’i bërë të ditur të gjithëve që në një mënyrë a tjetrën, këngëtarja e njohur do të jetë pjesë e formatit.

Bisedën e tyre në komente e ka ndarë me të gjithë edhe regjisorja e emisionit, Zefina, duke na përforcuar më shumë faktin që Aurela Gaçe do ketë një funksion në “Hell’s Kitchen 2”.

Ndoshta ajo do të jetë pjesë e të ftuarve VIP të cilët do të provojnë gatimin e konkurrentëve. Megjithatë mbetet për tu pare.