“Plotësoni kërkesat ose në të kundërt…”! Shoqata e Transportit Qytetas paralajmëron mbylljen...

“Plotësoni kërkesat ose në të kundërt…”! Shoqata e Transportit Qytetas paralajmëron mbylljen e shërbimit më 1 mars

327
0

Shoqata e Transportit Qytetas i ka dërguar një peticion kryeministrit Edi Rama, kreut të bashkisë Tiranë Erion Veliaj, zv.kryeministrit Arben Ahmetaj dhe ministrave Delinda Ibrahimaj dhe Belinda Balluku duke paralajmëruar mbylljen e shërbimit që prej 1 marsit nëse nuk u plotësohen disa kërkesa.

 

Kërkesat që ata kanë janë:

 

Rimbursimi i TVSH në shitje

 

Heqja e akcizës 37 lekë/ litër

 

Heqja e taksës së qarkullimit për subjektet e licencuara

 

Rimbursimi nga ministritë e linjës lidhur me kategoritë (tetraplegjikë, paraplegjik, invalid pune, të verbët dhe studentët).

 

Nëse këto kërkesa që kanë parashtruar nuk plotësohen, pritet që ata duke nisur nga muaji i ardhshëm të ndërpresin shërbimin e tyre.