Lajme

Plazhi kthehet në “arenë boksi” për një gotë alkool, gruaja kap për fyti bashkëshortin dhe e rreh në mes të pushuesve

By vizional

July 26, 2021

Një debat mes një çifti në Turqi ka degraduar duke u shndërruar në një “arenë grushtesh dhe shuplakash” buzë detit.

Në videon që po bën xhiron e rrjetit shihet një grua e cila fillon të debatojë me burrin e saj, mirëpo më pas ajo fillon ta godasë me shkelma dhe grushta. Në pamjet e postuara dëgjohet që gruaja teksa i thotë burrit: Nëse pi, pi si burrë.

Gruas i janë “errësuar sytë” dhe nuk dëshiron që t’ja dijë se aty ndodheshin dhe shumë pushues tëtjerë të cilët janë bërë spektatorë të asaj “shfaqje”.

Sipas mediave vendase zanafilla e debatit të tyre ka qenë konsumimi i tepërt i alkoolit nga burri i saj, kaq mjaftoi që gruaja të përfundonte në atë gjendje duke mos ndalur për asnjë sekondë grushtat ndaj bashkëshortit.

I tmerruar nga ajo që ndodhu, burri nxori zemërimin e tij duke goditur dhe dëmtuar çadrat e plazhit përreth.

Ekipet e policisë menjëherë pas njoftimit të dëshmitarëve u dërguan në vendin e ngjarjes për të neutralizuar situatën.

Mirëpo, çifti dhe dy miqtë e tyre sapo kuptuan që policia po shkonte aty u larguan sikur të mos kishte ndodhur asgjë.