“Plasje të reja tëmthi ju presin” – Elvana Gjata ka një mesazh...

“Plasje të reja tëmthi ju presin” – Elvana Gjata ka një mesazh pas zhgënjimit në Festival

316
0

Elvana Gjata mezi po pret vitin e ri 2020 për sjelljen e projekteve të reja muzikore.

Entuziazmin e saj Elvana e ka shprehur nëpërmjet një postimi në instagram ku u premton fansave” “plasje të reja tëmthi ju presin”. Duket se ky është një mesazh nga Elvana se asgjë nuk e ndal në karrierën e saj muzikore dhe për të sjellë muzikë të re për fansat e saj.

 

Pasi doli e zhgënjyer nga Festivali i RTSH, këngëtarja po punon me Dj Andy Gramm dhe stilistin Valdrin Sahitin, të cilët i ka konsideruar vëllezërit e saj.

 

Kujtomë se renditja e saj në vendin e dytë në Fest ’58 shkaktoi polemika të mëdha dhe Elvana shprehur hapur indinjatën e saj që “Me tana” nuk u përzgjodh kënga fituese.

 

Çmimi ju rrëmbye nga Arilena Ara, e cila do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion me “Shaj”.