Plas te Luftëtari, me trajner të ri një ditë para ndeshjes

Plas te Luftëtari, me trajner të ri një ditë para ndeshjes

356
0

“Rrufe” në qiell të hapur te Luftëtari një ditë para ndeshjes me Tiranën. Trajneri Klevis Dalipi, që stërviti skuadrën për 25 ditë është larguar nga stoli gjirokastrit dhe në vend të tij është emëruar ish-mesfushori i Kombëtares, Klodian Duro, i cili mbante detyrën e drejtorit sportiv.klevis dalipi luftetari

“Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se drejtuesit dhe Dalipi nuk janë marrë vesh për kontratën dhe sot në mëngjes trajneri ka braktisur detyrën. Lajmin e konfirmojnë edhe drejtuesit e klubit. “Pa njoftuar fare askënd, sot ka lënë detyrën. Kemi folur mbrëmë për kontratën, i kemi dhënë edhe një rrogë paradhënie, por nuk kemi rënë dakord për sa i përket një pike. Teksa prisnim që sot të bisedonim sërish, trajneri është larguar.klodian duro

klodian duro

Nga ky moment, skuadrën do ta drejtojë Klodian Duro. Vazhdojmë punën për të forcuar ekipin, asgjë nuk ndryshon”, deklaroi për gazetën administrator i klubit Artan Lazaj.