Bota

Plas skandali në Britani! Publikohet videoja kur stafi i Johnson tallej me rregullat anti-Covid në 2020: Verë e djathë në festa!

By vizional

December 08, 2021

Në një video të publikuar në ITV shihet stafi I kryeministrit britanik Boris Johnson duke u tallur me mbajtjen e festës së Krishtlindjeve gjatë periudhës së karantinës.

Sekretarja e atëhershme e shtypit e kryeministrit, Allegra Stratton në konferencën online tha me shaka se festa ishte thjesht një takim pune dhe nuk ishte distancuar nga kolegët, duke ironizuar kështu dhe masat anti-Covid të vëna nga qeveria.

Doëning Street vazhdon të këmbëngulë se nuk u zhvillua asnjë festë në atë periudhë por një burim konfirmoi më parë për BBC se një festë u zhvillua atje më 18 dhjetor, me dhjetëra njerëz të pranishëm.

Pritet që Boris Johnson të përballet me një sërë pyetjesh tashmë dhe të japë llogari nëse ajo festë është zhvilluar gjatë periudhës më të vështirë pandemike.

Kjo konferencë ku shfaqen pamjet dhe bëhen biseda tallëse nga zyrtarët e lartë është zhvilluar me 22 dhjetor 2020, pa praninë e medias.

Në atë kohë, udhëzimi i qeverisë për koronavirusin thoshte specifikisht se njerëzit nuk duhet të bënin festa të Krishtlindjeve – dhe tubimet në Londër të dy ose më shumë personave brenda shtëpisë ishin rreptësisht të ndaluara.

 

Në videon e publikuar një tjetër politikane e kabinetit të Johnson tha duke qeshur se nuk ishte festë por “djathë dhe verë”.