Plas skandal në qeverinë e Ramës, një tjetër ministre me doktoraturë PLAGJIATURË

Plas skandal në qeverinë e Ramës, një tjetër ministre me doktoraturë PLAGJIATURË

320
0

Pas zv.ministrit të Arsimit Ervin Demo dhe Blerina Gjylametit, që rezultuan me doktoratura plagjiaturë, listës i shtohet një tjetër emër i rëndësishëm i qeverisë Rama  2. Bëhet fjalë për ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila figuron me plagjiaturë në doktoraturë. Denoncimin e ka bërë Lëvizja për Universitetin duke vënë në dispozicion edhe materialet që faktojnë një gjë të tillë.

“Lëvizja Për Universitetin denoncon përdorimin që po i bëhet dijes universitare si trampolinë për karrieristët e politikës. Drejtuesit e universiteteve publike – ata që duke kërcyer nga karrigia në karrige janë kthyer në bajraktarët dhe zaptuesit e përhershëm të tyre – partia në pushtet i përdori jo vetëm që të legjitimojë reformën famëkeqe në arsimin e lartë, por nga duart e tyre po dekorohen me tituj të pamerituar ushtarët e bindur të pushtetit që drejtojnë ministritë e këtij vendi. Para pak kohësh Taulant Muka denoncoi plagjiaturën e ish-zv/Rektorit të Universitetit të Tiranës, ish-anëtarit të Komisionit për Reformën në Arsimin e Lartë dhe Kërkim Shkencor, e tanimë edhe ish-zv/Ministrit të Arsimit në vend, Ervin Demos. Lëvizja Për Universitetin po i kthen sytë nga doktoratura e Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliut. Pas shakasë së hidhur që ishte premtimi “shëndetësi falas”, ndërkohë që çdo vit dhjetëra të sapodiplomuar në mjekësi marrin valixhet për jashtë shtetit, drejtimi i një ndër ministrive më jetësore në vend i lihet dikujt që ka gënjyer për punën e vet shkencore. Ka gënjyer sepse atë punë, siç tregojnë fotot më poshtë, në kapitujt hyrës e ka kopjuar thuajse në çdo gërmë nga puna shkencore e diplomantit për master shkencor nga Republika e Afrikës së Jugut, Fannie Mnisi. Herë pas here në tekst duket se është zëvendësuar emri i lokalitetit Albert Luthuli me emrin e Tiranës, për të dalë në konkluzionet “shkencore” për famëkeqin landfill të Sharrës që i mori jetën minorenit Ardit Gjoklaj – atij që punonte natën për të blerë libra – për përfitimet e miqve të kryebashkiakut të Tiranës”, thuhet në deklaratën e Lëvizjes për Universitetit.

 

Më poshtë gjeni materialet e plota të punimeve në fjalë:

 

  1. “Environmental risk assessment associated ëith unregulated landfills in the Albert Luthuli Municipality, Mpumalanga Province, RSA”

(http://uir.unisa.ac.za/…/handle/10500/2274/dissertation.pdf…)

  1. “Krahasimi i monitorimeve të mjedisit në landfill-in e Sharrës, para dhe pas ndërhyrjes si dhe ndikimet në mjedis”

(http://www.doktoratura.unitir.edu.al/…/Doktoratura-Ogerta-M…)