Gazetarja Mira Kazhani i është përgjigjur kolegut të saj Adi Krasta i cili një ditë më parë e thumboi nga ekrani. ‘Zonja Kazhani ku shkojnë paratë e bashkisë, a mundet që portali Tirana Post të bëjë një analizë se ku shkjnë këto para’, me këto fjalë i është drejtuar Krasta, Kazhanit. Teksa ka publikuar një foto ku Krasta e ka ftuar në emision dhe e ka shpallur gazetare kurajoze, Kazhani shkruan se i dhimbset duke shtuar se Krasta lëpin aty ku ka pështyrë. ‘Adi Krasta ka bërë disa pyetje ndaj meje, Nuk habitem që kur e pashë t’i lëpihej Berishës në emision që dikur e quante të keqe të madhe . Mu dhimbs në fakt…Tani unë të them të të vijë turp turp turp…
Inatet me politikanët që ke ngrënë darka dhe je prishur po nëpër darka nxirri me to. Mua mos më ngatërro me veten tënde se jam larg shumë, po shumë larg modelit tënd. Ti e ke dokumentuar veten tënde me video e mesazhe nëpër ekran. falë zotit s jam njeri ofertyash të parezistueshme as e pafytyrë që lëpij ku pështyj.
Ah sa më dhimbsesh ti Adi, ka kohë që më dhimbsesh. Por ndodh, secili ka aksidentin e vet, ti e pate me karakterin tënd. (Fotoja nga një intervistë ku prezantuesi më shpallte gazetare kurajoze. Ka edhe shumë të tjera në youtube’, shkruan Kazhani.