Plas mes Bora Zemanit dhe Donald Veshajt, çifti i jep fund lidhjes...

Plas mes Bora Zemanit dhe Donald Veshajt, çifti i jep fund lidhjes në momentin kulminant

434
0

Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë një prej çifteve më të ndjekura, për shkak se tashmë marrëdhënien mes tyre e kanë bërë publike. Por, si duket diçka nuk ka shkuar siç duhet mes tyre. Në momentin më kulminant të marrëdhënies, kur kishin një raport të konsoliduar, Bora dhe Donaldi i kanë dhënë fund lidhjes ose ndoshta po kalojnë thjesht një krizë. Si moderatorja, ashtu edhe aktori i humorit kanë larguar nga rrjetet sociale njëri-tjetrin. Sakaq ata kanë fshirë çdo postim që kanë bërë së bashku, duke nënkuptuar kështu një fund të lidhjes së tyre. Megjithatë mbetet ende për t’u konfirmuar nga vetë palët nëse i kanë dhënë fund ose jo lidhjes.