‘Plas ‘lufta’, Arilena Ara dhe Alketa Vejsiu heqin njëra-tjetrën nga Instagrami

‘Plas ‘lufta’, Arilena Ara dhe Alketa Vejsiu heqin njëra-tjetrën nga Instagrami

494
0

 

Deklarata e Alketa Vejsiut se në Festivalin e RTSH nuk fitoi meritokracia ka bërë që të plasë lufta mes saj dhe Arilena Arës.

 

Arilena, e cila fitoi çmimin e parë mbrëmjen e së dielës, ka hequr nga Instagrami moderatoren pasi kjo e fundit tha se nuk Elvana Gjata nuk kishte nevojë për garë për të konfirmuar atë që është dhe se i vinte keq që nuk i dha dot zë, zërit të publikut.

 

Gjithashtu edhe Alketa Vejsiu ka hequr këngëtaren nga rrjeti social.

Ndërsa Arilena nuk ka bërë ende një deklaratë të hapur mbi qëndrimin e saj në lidhje me deklaratën e moderatores.

 

Ndërkohë në një postim tjetër Alketa tha se: “Në fund të të gjithave Bota do vazhdojë të rrotullohet përsëri edhe pas këtij Festivali! Faleminderit të gjithëve!”

LEXO: “T’iu vijë zor”, Alketa Vejsiu u përgjigjet kritikave të fansave: Turp për jurinë shqiptare, votoi me 2 pikë këngën që donte Eurovizioni