Plas grushti tek “Orange”, qytetari: U zunë truprojat me të huajt pas...

Plas grushti tek “Orange”, qytetari: U zunë truprojat me të huajt pas koncertit të Noizy-t

336
0

Një sherr masiv është regjistruar mbrëmjen e djeshme tek lokali “Orange” në qytetin e Sarandës. Sipas pamjeve të bëra publike në rrjetet sociale dhe denoncimeve nga qytetarët, bëhet me dije se sherri ka ndodhur pas koncertit të Noizy-t mes bodyguard-ëve dhe disa të huajve ndërsa shkaqet nuk bëhen të ditura. Siç shihet edhe në videon e mëposhtme sherri është tepër i rëndë dhe s’kursehen grushtat dhe shkelmat! Nuk dihet nëse ka patur të plagosur apo të lënduar, ndërsa në fund të videos shihen duke mbërritur dhe punonjës të policisë, por zyrtarisht nuk konfirmohet për persona të arrestuar.

Mesazhi i mbërritur:

Pas koncertit te noyzit Te orange n sarand. Bodygard vs t huaj.

Kujtojmë se në këtë lokal vetëm disa javë më parë pati një përplasje me armë mes pronarit të lokalit Spiro Iljazi dhe disa personave të tjerë, ku vetë biznesmeni mbeti i plagosur, së bashku me një klient. Pas ngjarjes pronari i lokalit është vënë në pranga, por bëmat e biznesit të tij duket se nuk kanë të sosur.