Sherr masiv në plazhin e Shëngjinit mes një grupi të rinjsh. Sherri, siç shihet edhe në një video të shpërndarë nga vetë turistët ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
Vetë turistët raportojnë se ngjarja ka ndodhur rreth mesditës së 31 korrikut, por ende nuk dihet shkaku i nisjes së konfliktit.
Disa prej personave të përfshirë në sherr kanë qenë pushues nga Kosova. Edhe pse forcat e policisë kanë qenë të pranishme, situata ka dalë sërish nga kontrolli./bw