Planifikonte dasmën, por zbuloi se kishte një sëmundje të rëndë…Njihuni me historinë...

Planifikonte dasmën, por zbuloi se kishte një sëmundje të rëndë…Njihuni me historinë e Nandës dhe Ninit në Itali dhe luftën me tumorin

367
0

Planifikonte dasmën, por zbuloi se ishte me KANCER në stomak…Njihuni me historinë e Nandës dhe Ninit në Itali dhe luftën me tumorin

 

Ishte viti kur Nadia kishte vendosur të martohej. “Thamë: në janar fillojmë përgatitjet dhe në qershor martohemi” tregon vajza. “Por në fakt në 2016 filloi me vizitat mjeksore për shqetësime të ndryshme. Më pas takimi me onkologun: ajo duhet të bëjë ptjetër kimioterapi nëse do të ketë mundësi për të jetuar”.

 

Kjo është historia e vajzës që i ra menjëherë ëndra e martesës nga një diagnosë tumori në stomak por që në fund ka realizuar projektin e saj, falë edhe të fejuarit që I qëndroi pranë në cdo moment.

 

Gjithcka nisi me dhimbje gjatë natës në lartësinë e stomakut. Ditë pas dite, dhimbja shtohej, me frekuencë më të madhe gjatë natës, por me pas edhe gjatë ditës dhe në mëngjes. “Kalonte sapo ushqehesha por më pas filluan dhimbjet më të forta dhe më vinte të villja. Brenda javës bëra një gastroskopi: ishte 7 dhjetor. Doli se kisha një ulcer të thellë por më bënë edhe biopsi. Në 27 dhjetor erdhi përgjigja.

 

Kështu viti I ri për Nandian filloi me analiza komplementare për të stabiliuzuar organizimin dhe për të vazhduar më para. “Në qershor 2016 filloi kimio tre cikle me tre lloje të ndryshme medikamentesh. Në fund të 2016 më në fund një pausë”. Një ndër gjërat më të rëndësishme tregon Nadia, ishte sit ë menaxhoje sasinë e ushqimit me stomakun që vuante nga dhimbjet.

 

E pavarësisht trajtimit, ishte familja dhe Nini i saj, sic e quan Nanda që në fund u martua me të. “Nuk më braktisi kurrë. I thashë gjithë ato herë: ik vazhdo rrugën tënde, meriton më shumë, një grua të fortë me një të ardhme përpara, të duhet lumturia”, dhe ai asgjë, më donte mua, më mbështeste gjithmonë” tregon ajo me emocion. Nini I saj ndërkohë I thoshte: rezisto, kemi shumë gjëra për të bërë. Dhe më pas bënin planet e afërta dhe të largëta.

 

Dhe pikërisht dy vjet pas ndërhyrjes, ishte dita e tyre e madhe: Martesa jonë, fitorja jonë e dashurisë mbi vdekjen, thotë Nanda.