Planifikohet ndërtimi i jahtit 110 milionë $ që ngjan si ajsberg

Planifikohet ndërtimi i jahtit 110 milionë $ që ngjan si ajsberg

380
0

Një super jaht i jashtëzakonshëm i Arktikut prej 110 milionë $ është krijuar në mënyrë të përsosur duke u përshtatur me peizazhin pasi ngjan sikur një ajsberg.

70 m i gjatë ‘Fata Morgana’ ka një hark që i ngjan një formacioni shkëmbi, dhe një ashpërsi që imiton një strukturë gjigante akulli.

Anija madje krenohet me një ndërtim të tillë sipas të cilit pasagjerët të mund të shijojnë pamjet e qiellit të Arktikut.

Do të përdoret, sipas projektuesit të tij i cili e parashikoi atë për të rritur ndërgjegjësimin për ndryshimin e klimës, për të lundruar dhe hetuar ujërat e shkrirë rishtas në Rrethin Arktik.

Fata Morgana mund të presë 12 të ftuar dhe 18 anëtarë të ekuipazhit dhe të kompletohet me një pishinë të hapur dhe helipad.

Projektuesi i jahteve me qendër në Nicë George Lucian thotë se stabilizatorë të përparuar do të vendosen në mënyrë që pamja nga Observatori i anijes të mbetet akoma, pavarësisht lëvizjes së anijes