Plani i Ramës: Do votojnë edhe emigrantët, media edhe për hallet e...

Plani i Ramës: Do votojnë edhe emigrantët, media edhe për hallet e diasporës

185
0

Kreu i ekzekutivit, Edi Rama, deklaroi sot se do mbyllet me sukses regjistrimi i plotë i të gjithë shqiptarëve, kudo ku ata jetojnë. Gjatë prezantimit të “Planit për diasporën” ministri për Diasporën, Pandeli Majko, prezantoi strategjinë  e re të diasporës dhe migracionit, për të eliminuar problemet e këtyre të fundit. Majko tha se do të krijohet agjencia për diasporën, e cila do të jetë nën përgjegjësinë e kryeministrit. Më tej, ministri deklaroi se do të krijohet një gazetë për diasporën dhe shumë shpejt do ketë dhe një kanal TVSH, që do iu kushtohet problemeve të tyre. “Do të krijohet agjencia për diasporën, e cila do të jetë nën përgjegjësinë e kryeministrit. Shqipëria dhe Kosova mbulojnë së bashku një projekt mjaft të gjerë të diasporës. Plani për diasporën duhet të nisë zbatimin menjëherë. Do jetëzohet vota e emigrantëve. Vota e emigrantëve ‘e frikshme’ për sistemin tonë. Do krijohet gazeta për diasporën dhe shumë shpejt do jetë dhe kanali TVSH 3 që do iu kushtohet problemeve të diasporës”, tha Majko.

 

loading...