Plagosja e italianes në Kavajë, familjarët e autorit japin tjetër version: Ja...

Plagosja e italianes në Kavajë, familjarët e autorit japin tjetër version: Ja e vërteta, si ishte marrëdhënia mes çiftit

386
0

Në emisionin “Me Zemër të Hapur”, në News24, u trajtua historia e shtetases italiane Carlotta, e cila pretendoi se u qëllua 5 herë me thikë nga bashkëjetuesi Kastriot Dema, pas një konflikti fizik mes tyre.

Ajo pohoi se marrëdhënia e tyre kishte kohë që nuk ishte më siç kishte qenë dikur, madje rrëfeu se dhuna ndaj saj nuk është për herë të parë, pasi bashkëjetuesi i saj e kishte dhunuar dhe herë tjetër dhe ishte prej disa muajsh e pajisur me urdhër mbrojtje.

 

 

Por nga ana tjetër e pranishme në studio në një lidhje “Skype” ishte dhe tezja e Kastriotit, e cila pohoi se gjithçka ndodhi, ishte një plan i Carlottes, pasi ajo atë natë e kishte planifikuar gjithë ngjarjen. Sipas dëshmisë së tezes, Carlota ka rrëmbyer dy fëmijët dhe i ka braktisur ata në Itali, pa dijeni.

 

Ndiqni rrëfimet:

Erta, dëshmitare në ngjarje: Ne jemi kushërinj dhe duke qenë edhe afër me banesë unë shkoja për ditë në banesë, pasi ai ishte prej 6 muajsh në arrest në shtëpi. Por ai nuk ndihej mirë shpirtërisht dhe më thërriste që të shkoja, sepse kishte nevojë për shoqëri. Por Kastrioti ka qenë një prind i mrekullueshëm. Unë madje kam qenë në Itali kur ata do të ndërtonin këtë biznes. Tezja ime që është nëna e Kastriotit ka punuar një jetë në emigrim. Një moment unë po i çoja ushqimin kushëririt tim, Carlotta njoftoi policinë dhe policia vjen menjëherë dhe na kërkon kartat e identitetit mua dhe të fejuarit. Hyjnë brutalisht në dhomë dhe pyesin Kastriotin se kush jemi ne. Dhe kur ato të dhëna korrespondojnë na pohojnë që ne nuk duhet të vinim më aty. Por unë kisha të drejtë ligjore që të shkoja aty dhe t’i shërbeja. Kjo ngjarja e thikës më duket absurde. Unë një ditë para ngjarjes shkova te Kastrioti dhe ishte shumë i shqetësuar për datën 2 që ishte gjyqi. Ai mezi priste ta mbaronte këtë urdhër arrest, pasi donte të dilte për të takuar edhe fëmijët.

 

Evis Ahmeti: Çfarë ka ndodhur në momentin kur djali juaj vendosi që të zgjidhte Carlotten?

Nëna e Kastriotit: I thash se nëse djali im ju do atëherë do ju dua dhe unë por i thash se nuk dua që të keni probleme sepse nuk dua që fëmijët të mbesin pa praninë e prindërve.

Evis Ahmeti: Si e citonte Carlotta familjen tuaj?

Nëna e Kastriotit: Ajo kishte nostalgji për familjen tonë pasi oshim e qëndrueshme dhe e bashkuar. Më kërkoi tokë që të ndërtonte shtëpi në Shqipëri.

Evis Ahmeti: Financat për ndërtimin e objektit të kujt ishin?

Nëna e Kastriotit: Carlotta ka punuar si sekretare e një avokati dhe merrte vetëm 500 euro rrogë, ndërsa Kastrioti punonte në montimin e ashensorëve, kishte të ardhura shumë të mira, ajo pohon se janë të saj por jo nuk është e vërtetë.

Evis Ahmeti: Po familja e Carlotes me çfarë të ardhurash jetonte?

Nëna e Kastriotit: Ajo jetonte me një, i cili vrau veten dhe unë se di nëse ai i ka lënë pasuri apo jo, unë kam kredi në Itali për të dy këta.