Plagosja e biznesmenes italiane në Kavajë, detaje të reja: Po festonte ditëlindjen...

Plagosja e biznesmenes italiane në Kavajë, detaje të reja: Po festonte ditëlindjen pa burrin, ai i kërkoi të mos bënin zhurmë

367
0

Një plagosje me thikë ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Kavajë. Burime bëjnë me dije se e plagosura është një shtetase italiane, pronare e një resorti  “Pepe d’oro” në zonën e Vilë Bashtovës, ndërsa autor dyshohet bashkëshorti i saj shqiptar.

 

Bashkëshorti i shtetases italiane që është plagosur ishte nën masën e arrestit të shtëpisë, ndërsa hedh akuza se partnerja e tij i kishte dërguar njerëz që ta rrihnin, pas konflikteve familjare që ata kishin.

 

Gjithçka dyshohet se ka nisur në momentin kur gruaja që ka mbetur e lënduar ka qenë duke fesyuar në dhomën tjetër të resortit që ka në pronësi ditëlindjen me miq të saj. Bashkëshorti, i cili ndodhej në dhomën tjetër ka pretenduar se nuk mund të duronte dot zhurmën dhe për këtë ka nisur dhe përplasja mes tyre.

 

Policia shkuar në banesën e tyre dhe ka nisur verifikimin e denoncimit, por nuk gjen DVR e kamerave të sigurisë.

 

Policia nuk i ka dhënë idenitetet e personave të përfshirë në konfliktin familjar, ndërsa gjendja e shtetases italiane është jashtë rrezikut për jetën, dhe ka shpëtuar vetëm me disa lëndime të vogla.