Kronike

Plagosi një person në Durrës, në kërkim 42 vjeçari

By vizionc

October 03, 2019

 

Dje pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi me iniciale I.I 42 vjeç ka plagosur shtetasin A.M.

Ngjarja ndodhi në lagjen numër 7 në Durrës. I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia njofton se 42 vjeçari është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.