Plagosi me breshëri kallashi tregtarin në Kavajë/ Autori përfundon në Psikiatri, zbardhet...

Plagosi me breshëri kallashi tregtarin në Kavajë/ Autori përfundon në Psikiatri, zbardhet dëshmia: Ja pse e bëra

342
0

Prokuroria e Kavajës ka vendosur të dërgojë në Qendrën Psikiatrike të Tiranës autorin e plagosjes së tregtarit Rexhep Tare, me breshëri kallashnikovi, në mes të Kavajës.

Ngjarja tronditi pak javë më parë qytetin e Kavajës, ndërsa ndaj Fitim Baboçit u caktua masa e sigurisë “arrest me burg”. Por, Prokuroria ka kërkuar dërgimin e tij në Psikiatri, për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.

Në dëshminë që ka dhënë para policisë, autori i krimit ka pohuar se “…këtë akt unë e bëra nga gjendja e rënduar psikologjike, sepse Rexhep Tare ka shumë kohë që më ofendon dhe më shan duke më thënë publikisht se “…ti je i mallkuar dhe përdhunues…”. Konkretisht isha poshtë pallatit tek zona ku unë banoj në Kavajë, pashë personin që më ka nxjerrë namin u revoltova dhe kam marrë armën në banesën time dhe mendova që ta plagosja tek këmba…”.