Aktualitet

Plagosën rëndë me thikë një 23 vjeçar, arrestohen në flagrancë nga policia dy persona.

By vizional

March 09, 2019

Nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, pas një pune të mirëorganizuar, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve V.H. 24 vjeç dhe K.S. 48 vjeç, banues  në Laç.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë konfliktuar fizikisht me shtetasin E.M. 23 vjeç, banues në Laç,  të cilin e kanë plagosur me thikë dhe ndodhet në Spitalin e Traumes në Tiranë.

Materialet iu kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin për veprime mëtejshme për veprën  penale  “Plagosje e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim”.