Aktualitet

Pjesëmarrja në zgjedhje, KZQ jep shifrat zyrtare dhe i bën apel qytetarëve: Shkoni VOTONI!

By vizional

June 30, 2019

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar të dhënat zyrtare për pjesëmarrjen në votime deri në këto momente.

 

Sipas të dhënave deri tani, pjesëmarrja në votime është12%. KQZ ka informuar se ‘janë hapur të gjithë qendrat e votimit në të gjithë vendin, duke përjashtuar 7 Qendra Votimi në Postrribë të qarkut Shkodër.

 

KQZ i ka bërë apel qytetarëve të marrin pjesë në votime dhe të shprehin vullnetin e tyre përmes votës.

 

‘Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informon opinion publik se janë hapur të gjithë qendrat e votimit në të gjithë vendin, duke përjashtuar 7 Qendra Votimi në Postrribë të qarkut Shkodër. Nga këto, 6 qendra votimi nuk ka filluar ende votimi, ndërsa për 1 qendër votimi janë djegur materialet zgjedhore.

 

Vlen të theksohet se, 53 qendrat e votimit e KZAZ-së nr. 6 Vau i Dejës pavarësisht vonesave të shpërndarjes së materialeve zgjedhore, për arsye tashmë të njohura publikisht, janë hapur dhe procesi i votimit ka filluar normalisht.

 

Deri tani pjesëmarrja në votime është: 12%. Kjo është një e dhënë paraprake, e cila ndryshon në bazuar në informacionin që Qendrat e Votimit kanë përcjellë në qendrën e të dhënave në KQZ.

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i’u bën apel të gjithë qytetarëve që tu drejtohen kutive të votimit dhe të shprehin vullnetin e tyre me votë, pasi zgjidhjet në demokraci mund dhe duhet të dalin vetëm nga vota’, u shpreh zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxha në deklatarën për media.