“Pjesëmarrja në festival ishte kulmi për një artist” Irma Libohova, zbulon emrin...

“Pjesëmarrja në festival ishte kulmi për një artist” Irma Libohova, zbulon emrin e rivales së saj ndër dekada

347
0

 

Këngëtarja e njohur për publikun, Irma Libohova këtë të enjte kishte natën e saj në spektaklin më të madh të muzikës “Këndo këngën time”. E pyetur nga moderatori Ardit roshi për rivalitetin në skenë ajo është përgjigjur:

“Pa rivalitet nuk ecën bota përpara, konkurrenca ka qenë edhe atëherë jo në këto nivele kaq të ashpra, kaq të egra, kaq të dukshme. Nëse këngëtarët kanë bërë hite ky është rivaliteti dhe sfida më e madhe dhe mendoj që duhet të kenë pasur pretendim për veten.  Nuk e përcaktonim ne rivalitetin, ishin njerëzit. Mua shpesh herë , më kanë ardhur fjalë që në familjen tonë p.r.sh një parti ishte me Parashevin, një ishte më ty edhe gjithmonë ziheshim ,në finalet e festivali do ta marrin çmimin Irma, do ta marri çmimin Parashevia.  Gjithmonë është mirë të kesh rival sepse ka qenë konkurrencë e shëndetshme “,ka përfunduar

 

estivali i Rtsh ka pasur një rëndësi të madhe për të gjithë artistët por edhe për vetë Irma Libohovën. E pyetur për këtë gjë ajo shprehu:

“Festivali i madh kishte rëndësi për të gjithë gjerat e tjera. Për çdo aktivitet që vinte më pas festivali ka qenë ai që të jepte shtysë, të jepte drejtim mendoj unë. Pjesëmarrja në festival ishte kulmi ishte fundi”, përfundoi Irma.