Pjesë e grupit kriminal, arrestohet vlonjati i shumëkërkuar (DETAJE)

Pjesë e grupit kriminal, arrestohet vlonjati i shumëkërkuar (DETAJE)

464
0

Policia e Vlorës ka arrestuar një 38-vjeçar që rezultonte në kërkim i akuzuar si pjesë e një grupi kriminal. Burime nga uniformat blu bëjnë të ditur se është ndaluar shtetasi me iniciale R.A., 38 vjeç, banues në Vlorë. Ndaj tij Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendim nr.302, datë 01.10.2016 ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest me burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, dhe “Grup i strukturuar kriminal”. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë.