Pirja e duhanit mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të depresionit dhe skizofrenisë, sipas një studimi.
Ekspertët e Universitetit të Bristol zbuluan se duhanpirësit përballen me gati dy herë rrezikun e zhvillimit të këtyre dy gjendje të shëndetit mendor.
Në studim u morën afro gjysmë milioni njerëz.
Akademikët thanë se nuk mund të provojnë se pirja e duhanit shkakton depresion ose skizofreni, duke paralajmëruar se vetëm gjetën shumë prova për t’i lidhur ato.
Rezultatet, e publikuara në revistën Psychological Medicine, gjithashtu tregoi se njerëzit që vuajnë nga këto dy gjendje kanë më shumë mundësi të fillojnë pirjen e duhanit.
Autori kryesor Dr Robyn Wootton dhe ekipi i saj besojnë se nikotina pengon receptorët e dopaminës dhe serotoninës në tru.
Dopamina është një kimikat që ndodh në mënyrë natyrale dhe rregullon emocionet e njerëzve ndërsa serotoni, i njohur si ‘kimikati i lumtur’ kontribuon në mirëqenie.