
Tema e sotme në emisionin “Çim Peka Live” në Syri TV është rifillimi apo jo i futbollit në vendin tonë, ku të ftuar janë presidenti i FSHF-së, Armand Duka, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, mjeku Pëllumb Pipero, dhe gazetarja Enkeleida Zeko.
Mjeku Pipero, ishte i pari që e mori fjalën, ku përsa i përket rifillimit të aktiviteteve futbollistike, theksoi: “Nuk mund ta them me siguri këtë gjë, pasi ka shumë skepticizëm kudo në botë dhe jo vetëm te ne.
Është e vështirë ta themi, por ajo që mund të them, bazuar në ecurinë e epidemisë në vendin tonë, ku ka qenë një epidemi nën kontroll, duke marrë në konsideratë kushtet që mund të zhvillohet një ndeshje pa tifozë, në rast se respektohen disa masa të rëndësishme higjenike, kam thënë se në këto kushte mund dhe duhet të fillojë.
Mendimi im është ky, ndërkohë që i takon grupit teknik pranë ministrisë së Shëndetësisë për të marrë vendimin”.© SYRI.net