Pezullohet përsëri transporti i pasagjerëve nga tragetet e linjës Vlorë-Brindis, puna vijon...

Pezullohet përsëri transporti i pasagjerëve nga tragetet e linjës Vlorë-Brindis, puna vijon vetëm për kamionët e mallrave

381
0

Të martën e 22 dhjetorit në portin e Vlorës 116 shtetas kanë hyrë në Shqipëri. Vetëm pak ditë pasi nis puna për mbërritjen e pasagjerëve në Shqipëri nga Italia, nga porti njoftohet se tragetet e linjës Vlorë- Brindisi do pezullojnë përsëri punën ne tyre deri më datën 27 dhjetor për transportin e pasagjerëve ndërsa puna do vijojë vetëm për kamionët e mallrave.

 

Sot nga porti kanë hyrë vetëm 116 pasagjerë, ndërsa fluksi më i lartë është shënuar ditën e dielën me 400 pasagjerë të kthyer nga Italia drejt Shqipërisë.

 

Pasagjerët e ardhur sot, një pjesë e tyre thonë se janë kthyer për festat e fundvitit ndërsa pjesa tjetër kthehen pas vizitave tek familjarët, apo kontrolleve shëndetësore.