HOROSKOPI

Peshqit, parashikimi i muajit Maj 2020

By admin

May 10, 2020

Parashikimi i muajit, ashtu si edhe parashikimi ditor, është i përgjithshëm dhe mund të mos i përshtatet që të gjithëve prej jush. Ky interpretim planetar i muajit Maj vlen për njerëzit që kanë Diellin në Peshqit, Hënën në shenjën e Peshqve, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten në shenjën e Peshqve. Për të gjetur shenjat e këtyre 3 pozicioneve qiellore në momentin tuaj të lindjes,

Për të gjitha shenjat ekzistojnë të njejtat lëvizje planetare në qiell por ndryshimi është këndvështrimi i shenjës i cili interpretohet çdo muaj. Në këndvështrimin e Peshqëve, këto janë pasojat apo rrjedhojat e secilës lëvizje të rëndësishme planetare këtë muaj.

Të dashur Peshq. Nuk mendoj se ka një shenjë tjetër më të prirur se ju për të mbajtur dhe mbrojtur një marrëdhënie apo një familje. Shumë prej njerëzve me shenjën e Peshqëve në hartat e tyre astrologjike e nxjerrin shpesh në pah këtë cilësi dhe mëndoj se dua ta nis këtë parashikim duke ju shprehur vlerësimin tim.

Ky është një muaj gjatë të cilit e gjeni veten duke folur më shumë, mund të ndjeheni të palodhur në komunikim. Sfida është që edhe të dëgjoni, jo vetëm të flisni, në mënyrë që komunikimi të jetë vërtetë i mirë por në përgjithësi do keni shumë ide dhe mendime të cilat do arrini t’i nxirrni më qartë.

Më date 3 Maj Afërdita në Binjak do ketë një moment të vështirë me Neptunin në shenjën tuaj. Do ketë pak paqëndrueshmëri në shtëpu. Pavarësisht mungesës së ekuilibrit për momentit, natyra juaj të cilën e përmenda dhe në paragrafin e parë të parashikimit, do ju ndihmoj që të shëroni çdo plagë të mundshme të hapur, jo domosdoshmërisht vetëm brenda familjes suaj por me njerëzit të cilët janë të rëndësishëm për ju. Mund t’ju ndryshojë shumë dhe shpesh mendja mbi të njejtën çeshtje sepse do ndjeheni të përçarë mes emocioneve dhe racionalitetit apo objektivitetit. Mund ta keni ndjerë më të vështirë se zakonisht që të vendosni kujt t’i jepni përparësi sepse mund ta keni të vështirë që të pranoni rezultatin e secilës zgjedhje. Jemi në muajin e “ngadaltë” të Demit kështu që merreni ngadalë.

Më datë 7 Maj do kemi Hënën e plotë në shenjën e Akrepit. Mund të vendosni që të merrni një vendim final që për shumë njerëz do jetë vendim i çuditshëm. Mund të fitoni shumë besim tek vetja, të ndjeni dhe të arrini në një thellësi të madhe mendore, mund të forconi lidhjen me burimin e energjisë suaj dhe të bëheni më të aftë për të studiuar e për të mësuar, sidomos nëse jeni duke vazhduar me shkollë online në këtë periudhë. Do doni që të kërkoni më shumë përgjigje mbi universin e mbi energjinë që kemi brenda vetes sepse është shumë e rëndësishme për ju që të shuani urinë për informacion në këtë fushë dhe ndërsa bëni këtë gjë, arrini të rregulloni çdo çarje në marrëdhëniet tuaja.

Më datë 11 Maj Saturni do zmbrapset dhe do vazhdojë kështu deri më 29 shtator.

Në përgjithësi kjo mund të dojë të thotë se diçka do ngacmohet drejt fundit. Mund të jetë një marrëdhënie romantike, miqësore, profesionale. Diçka mund të përfundojë sepse mund të ndjeni se jeni rritur më shumë se “shtëpia” në të cilën jeni rritur. Është si puna e Lizës në botën e çudirave (njoh një Peshk që e ka shumë qejf këtë) në momentin kur pi diçka që e bën shumë të madhe dhe vendi ku është futur bëhet tepër i vogël për të. E ngjashmë mund të jetë dhe arsyeja se pse do shikoni për mundësinë për të përfunduar diçka. Mendoj që ta shmangni këtë gjë deri nga fundi i qershorit meqë edhe Afërdita do jetë e zmbrapsur, dhe t’i jepni vetes kohë për të menduar dhe zgjedhur mirë. Gjëja të cilës mund t’i jepni fund nuk ka të bëjë domosdoshmërisht me një marrëdhënie, mund të jetë edhe një nismë, sipërmarrje, ide, projekt… Kjo është diçka që do jetë aktive deri në datën 1 korrik, pastaj kur Saturni të kthehet në shenjën e Bricjapit (sepse tani është në Ujor) fokusi do jetë tek mbajtja e diçkaje që e keni strukturuar vetë. Do jetë më e rëndësishme që të organizoni kohën tuaj edhe për të takuar miq. Duhet të tregoheni shumë të përkushtuar ndaj prioriteteve tuaja, ndaj njerëzve dhe çeshtjeve më të rëndësishme për tu shpërblyer maksimalisht prej Saturnit i cili kur zmbrapset është i aftë që t’ju shpërblejë shumë dhe në rastin tuaj duket se fokusi është tek miqësia dhe tek një udhëtim i rëndësishëm jashtë vendit për ju. Nëse doni të ndryshoni vend, kjo do jetë periudhë e mirë (deri në 1 korrik) për të marrë një përgjigje siç keni dëshirë.

Më datë 13 Maj Afërdita do zmbrapset në shenjën e Binjakëve dhe do jetë e zmbrapsur deri më 25 qershor. Nëse doni që të filloni një historie të re dashurie… jo. Nëse doni që të flisni më shumë me partnerin tuaj për tu sqaruar e për të kuptuar më shumë mbi çeshtje që kanë ndodhur më parë, kjo do jetë periudhë e mirë për të marrë përgjigje. Dikush që njihni por që keni kohë pa parë ose pa folur mund të vijë në shtëpinë tuaj.

Këtë muaj ka shumë zmbrapsje dhe janë të gjitha mundësi për të forcuar lidhjet e dobëta mes njëri-tjetrit, në mënyrë që të kemi një eksperiencë shumë më të pasur. Mundësia për të forcuar marrëdhëniet tona vjen në formën e krizave në ato pika që kemi neglizhuar për një kohë të gjatë por në momentin e duhur bëhemi të ndërgjegjshëm mbi faktin se duhet t’i kushtojmë vëmendje. Megjithatë kjo nuk është periudhë për të marrë vendime të rëndësishme. Thjesht duhet të kërkojmë për më shumë informacion që të kuptojmë më shumë sepse për aq kohë sa kemi kaq shumë planete në zmbrapsje, e kemi të vështirë që t’i shohim gjërat qartë.

Më datë 13 Maj Marsi do hyjë në shenjën tuaj dhe deri në fund të muajit do ndjeni më shumë energji për të bërë shumë gjëra.

Më datë 14 Maj do zmbrapset Jupiteri dhe do vazhdojë i zmbrapsur deri më datë 13 shtator dhe do jetë periudhë e mirë për tu ndjerë me fat për miqësitë aktive dhe të konsoliduara në jetën tuaj. Nëse krijoni miqësi të reja, do jenë të tilla që do zgjasin gjithë jetën.

Më datë 20 Maj Dielli do vijë në shenjën e Binjakëve ku do jetë deri më 20 qershor. Gjatë kësaj periudhe do ndjeheni shumë të kënaqur emocionalisht dhe shumë më të qetë, të kënaqur me veten. Do e keni më të lehtë që të hapeni, të shprehni veten.

Më datë 22 Maj do kemi Hënën e re në shenjën e Binjakëve dhe do jetë shumë më e lehtë që të merrni një vendim mbi një çeshtje të re duke parë të dyja anët e asaj situate por për këtë do flisni me shumë njerëz derisa të merrni një vendim. Do jetë një fillim i ri por jo impulsiv.

Qiell të Mbarë.