Parashikimi i muajit, ashtu si edhe parashikimi ditor, është i përgjithshëm dhe mund të mos i përshtatet që të gjithëve prej jush. Ky interpretim planetar i muajit Maj vlen për njerëzit që kanë Diellin në Peshore, Hënën në shenjën e Peshores, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten në shenjën e Peshores. Për të gjetur shenjat e këtyre 3 pozicioneve qiellore të momentit të lindjes suaj, Për të gjitha shenjat ekzistojnë të njejtat lëvizje planetare në qiell por ndryshimi është këndvështrimi i shenjës i cili interpretohet çdo muaj. Në këndvështrimin e Peshores, këto janë pasojat apo rrjedhojat e secilës lëvizje të rëndësishme planetare këtë muaj.
Për shenjën e Peshores, ky është muaj ndryshimesh të mëdha. Kjo është një periudhë gjatë të cilës do ketë në transformim të thellë. Në qoftë se jeni të pakënaqur me ndonjë aspekt të jetës, ky muaj është ideal për të reflektuar dhe për të lënë pas gjëra që nuk janë për ju. Këto gjëra mund të jenë njerëz, mund të jenë zakone negative. Maji për Peshoren është muaj transformimi dhe është një transformim i nevojshëm i cili do ju sigurojë rrethana të reja që do të jenë me dobi për ju. Kjo periudhë është gjithashtu e lidhur me misterin dhe gjërat e fshehura thellë në mendjen tuaj. Mund të ndjeni pak frikë. Keni mundësinë të analizoni blloqet psikologjike që keni me veten dhe të gjeni mënyra për t’i kapërcyer.
Do jeni më privatë, më pak aktivë nëpër rrjete sociale. Do ju duhet më shumë kohë vetëm për tu menduar. Gjithashtu mund të kërkoni informacion mbi astrologjinë, mbi tema shpirtërore dhe okulte. Do i jepni pak më shumë fokus jetës suaj intime.
Ky muaj mund të zbulojë informacione që ju janë fshehur deri tani, për shembull do e zbuloni nëse dikush ju ka mashtruar apo ju ka mbajtur diçka të fshehtë.
Më datë 3 Maj Afërdita, planeti juaj drejtues i cili tani ndodhet në shenjën e Binjakëve, do jetojë një moment të vështirë me Neptunin i cili ndodhet në shenjën e Peshqëve. Do keni një përplasje tensionuese mes planeve për udhëtim, për edukim, për lëvizje dhe punës suaj.
Më datë 7 Maj Hëna do jetë e plotë në shenjën e Akrepit. Do ndjeheni më të lidhur me financat tuaja. do ndjeni se keni nevojë për më shumë para dhe kjo mund të jetë e vërtetë por gjithashtu tani paratë do kthehen edhe në një nevojë emocionale. Ka më shumë mundësi që të bëni blerje impulsive për shkak se disa gjëra do kenë më shumë vlerë emocionale për ju se zakonisht, për shembull mund të blini diçka vetëm sepse është krijuar nga një shqiptar/e dhe doni të mbështesni sepse jeni patriotë, por jo sepse produkti i tij/saj ju bën vërtetë për vete. megjithatë mbani shpenzimet nën kontroll sepse nuk keni pse të përfundoni në borxhe që nuk ju duhen e që mund t’i shmangni. Këtë muaj vetë-vlerësimi dhe gjendja financiare do jenë më të lidhura për Peshoren dhe do e keni më të qartë se çfarë ndryshimesh duhet të bëni me marrëdhënien mes këtyre dy gjërave. Mundet që gjithashtu të bëni ndryshime në gjërat që vlerësoni. Hëna e plotë në Akrep mund t’ju mësojë që të jeni më praktik në përgjithësi dhe më të aftë për tu marrë me çeshtje të rëndësishme.
Më datë 11 Maj Saturni fillon zmbrapsjen e tij që zgjat deri më 29 shtator. Kjo do jetë një periudhë gjatë të cilës do stabilizoheni në raport me lidhjen tuaja romantike dhe për ata që kanë fëmijë, do keni ndryshime të cilat do ndikojnë në mënyrën se si planifikoni të veproni me ta.
Më datë 13 Maj Afërdita do zmbrapset në shenjën e Binjakëve deri më 25 qershor. Do ishte shumë periudhë e mirë për të udhëtuar, kështu që nëse keni mundësi të lëvizni sado pak e sado larg, bëjeni. Nëse jeni beqarë, mund t’ju tërheqë dikush që nuk ju është dukur tërheqës më parë ose dikush që ka një kulturë shumë ndryshe prej tuajës. Mund të njihni vajza dhe gra me të cilat mund të keni një raport të veçantë (miqësor). Sigurisht që nuk konsiderohet periudhë e mirë për të rënë në dashuri apo për të nisur një lidhje të re, por mund të ketë përjashtime gjithmonë dhe në rastin se jeni nga ato përjashtimet, personi tjetër do ishte siç thashë më lart.
Gjithashtu më datë 13 Maj, Marsi do hyjë në shenjën e Peshqëve dhe kjo do jetë një periudhë gjatë të cilës mund ta keni të vështirë të mbani këmbët në tokë dhe mund të mos ndjeni shumë vullnet për tu kujdesur për fizikun tuaj por në fakt kjo është periudhë kur duhet ta bëni këtë më shumë. Nëse ju bëjnë një kërkesë për të ndihmuar me kontributin tuaj (jo domosdoshmërisht me para por me kohën dhe punën tuaj vullnetare) bëjeni këtë gjë.
Më datë 14 Maj Jupiteri do vazhdojë i zmbrapsur deri më datë 13 shtator në shenjën e Bricjapit. Do ndjeni një dëshirë të madhe për tu marrë me shtëpinë por mos bëni asnjë ndryshim rrënjësor. As mos blini shtëpi, as mos filloni me rinovime apo diçka tjetër të ngjashme. Nëse keni patur probleme me pjesëtarët e familjes, këto probleme mund të rregullohen sepse kjo është periudha gjatë të cilës do ndjeni më shumë nevojën e ndihmës së tyre dhe vlerësim për mbështetjen që keni. Mund të takoheni me shumë të afërm dhe të ndjeheni shumë psikologjikisht më të shëndetshëm dhe mirë sepse do ndjeni siguri.
Më datë 20 Maj Dielli do vijë në shenjën e Binjakëve ku do jetë deri më 20 qershor. Kjo do jetë një periudhë gjatë të cilës do keni shumë ide kreative prandaj artistët Peshore do e pëlqejnë veçanërisht shumë. do lidheni më shumë me emocionet tuaja dhe me njerëzit të cilët ju frymëzojnë më shumë, në një mënyrë a një tjetër.
Qiell të Mbarë.